Kompania DSG Holding me aktivitetin e saj i është bashkuar botës së biznesit së distribuiumit qysh në vitin 2001. Falë një ekipi të përkushtuar dhe efikas kompania DSG Holding hapi qendrën e saj distrbutive në Greminik të Klinës. Qysh nga ai vit Kompania jonë ka shënuar rritje të suksesit në biznes duke krijuar bashkëpunime të mirëfillta me partnerët tanë tregarë. Tash, DSG Holding numëron mbi 30 të punësuar, të cilët janë pjesë e ekipit tonë profesional.
Kompania DSG Holding posedon paisisje moderne kompjuterike për aktivitete dinamike dhe cilësore, si dhe automjetet bashkëkohore për distribuimin sa më të shpejt të mallrave deri te konsumatori.
Përformancat tona afariste zhvillohen nga qendra jonë e distribuimit e cila ka një ambient shumë të sofistikuar dhe të pershtatshëm biznesor.
DSG Holding konkretisht bën prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve nëpër të gjitha qytetet e Kosovës dhe të rajonit. Ne prodhojmë, distribuojmë dhe shesim produktet finale në gjithë Kosovën,
Objektivi kryesor i punës sonë është është shpërndarja e mallrave me konsumim të gjerë nëpermjet qendrës sonë distributive dhe organizimit profesional të sektorit tonë të shitjes.
Me çmime mjaft konkurruese sipas nevojave të kohës Kompania jonë hodhi në treg edhe njërin ndër ujërat më cilësore në vend “Sibora”.
Pas këtij suksesesi të mënjëhershëm, DSG Holding vazhdon të mbajë lart cilësinë e prodhimit të “Siborës”. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe Kompania jonë ka zgjerurar rrjetin e vet të distribuimit duke krijuar partneritet me Kompani mjaft të sukeseshme.
Në katalogun e produkteve të cilat ne i shpërndajmë hyjnë: Birra “Peja, Verëra, pijet “Aloevera”, uji Sibora.
Misioni i Kompanisë sonë është që ti ofroj secilit individ dhe biznes sa më afër produktet e ndryshme të cilat janë pjesë e tregut vendor e ndërkombëtar. Arritja e objektivave të të bërit biznes me produktet dhe shërbimet e standardeve më të larta, si dhe krijimi i një partneriteti biznesor në parametrat ndërkombëtarë. Energjia jonë është e fokusuar në zhvillimin e produkteve inovative dhe njohja në kontinuitet e nevojave të konsumatorëve.
Ne synojmë për të siguruar konsistencë në distribuimin e brendeve të reja me kualitet të lartë të cilat gjithashtu e fitojnë besimin e konsumatorit, duke e rritur gjithnjë e më shumë kualitetin e jetës së njerëzve.
Politikat tona afariste kanë rezultuar deri tani shumë të suksesshme për zhvillimin e një biznesi afatgjatë, ndërkaq promovimi dhe hyrja e produkteve tona në tregjet e vendeve evropiane mbetet misioni i kompanisë DSG Holding.
Një ndër pikat e forta të Kompanisë DSG Holding është edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me partnerët tanë. Krijimi i këtij partnershipi është realizuar nga mënyra e zhvillimit të bashëkpunimit në mes nesh. Kjo për faktin se takimet me partnerët tanë ecin përpara ide të përbashkëta inovative, duke analizuar paralelisht nevojat e konsumatorëve tanë. Realizimi i bashkëpunimeve ka qenë korrekt, i saktë dhe real ndaj klientëve tanë, duke na motivuar për thellim të bashkëpunimit.